Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik.
Policia greke kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik.
Ditën e djeshme Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjeçares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia.
Është ushtruar kontroll në banesën e saj, ku brenda një fuçie dhe një kutie plastike janë gjetur dhe sekuestruar 18 pako me 9 kg 12 gram heroinë.