Reperi i njohur, Sean “Diddy” Combs ka reaguar pas videos të tmerrshme e cila datonte nga 2016, ku ai shfaqej duke dhunuar Cassie Ventura, të dashurën e tij të dikurshme në një hotel në Los Anxhelos.
“Është shumë e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë. Isha i mërzitur. Unë arrita në fund. Por nuk kërkoj justifikime. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video”, dëgjohet të thotë Combs në një video në Instagram.
Ndërsa më tej ai ka thënë që në atë periudhë ka bërë edhe terapi për gjendjen në të cilën ndodhej.
“Ndjeva neveri atëherë kur e bëra. Ndjej neveri tani. Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Më duhej të shkoja në terapi, të shkoja në rehabilitim. Duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën e tij. Më vjen shumë keq, por unë jam i përkushtuar të jem një njeri më i mirë çdo ditë”, shton ai.
View this post on Instagram