Në Komisionin e Ligjeve të mbledhur ditën e sotme, po diskutohet në lidhje me çështjen e adresave.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka pyetur ministrin e Brendshëm Taulant Balla për specifikat e projektligjit.
Ndër të tjera ai pyeti lidhur me ndikimin që ky ligj mund të ketë në listat zgjedhore.
Nga ana tjetër, Balla u shpreh se kjo nuk do të ndikojë aspak në listat e zgjedhësve.
Bylykbashi: Çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar shtetasve mbi projektin 2016. Një numër i madh i qytetarëve i kanë raportuar, madje kishte ndëshkime për ata që nuk e deklaronin brenda një afati të caktuar. Çdo të ndodhë me këto adresa?
Projekti i 2016 vlen më? Apo bëhet fjalë vetëm për një plotësim?
Shtetasit do të dijnë adresat ekzakte apo kodin unik?
Balla: Ligji nuk ka asnjë lidhje apo ndërthurje me listat e zgjedhësve.