Një vatër zjarri është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Plug-Savër, shumë pranë qytetit të Lushnjës.
Për shkaqe të paqarta zjarri ka përfshirë një kanali dhe ka djegur barishte për t’u përhapur me shpejtësi.
Sipas raportimeve si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant, i cili prej kohësh ka qenë i mbyllur.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.