Një tjetër bazë armësh është gjetur ditën e sotme në Babicë të Vlorë e fshehur në një banesë banesë.
Mësohet se gjatë aksionit të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale janë gjetur një numër i madh i armëve të zjarrit.
Bëhet fjalë për një sasi të madhe armatimi që është sekuestruar, të tilla si: snajper, pjesë përbërëse arme luftarake, pistoletë Zastava 10 mm me dy krëhëra, pistoletë dhe 40 fishekë 5.6mm, armë e kalibrit 12 mm, mina me celular, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë,
4 dylbi optike, 2 palë dylbi optike vëzhgimi, kuti plastike me 200 fishekë 9 mm, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa makinash, çelësa makinash, maska, fenelina, veshje të ndryshme.
Drejtori i Policisë së Vlorës bëri me dije se këto armë do t’i nënshtrohen ekspertizës për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Por u rezervua për të dhënë më shumë detaje për shkak se ngjarja është nën hetim. Dyshohet se i arrestuari dhe një pjesë e armëve të sekuestruara mund të kenë lidhje dhe të jenë përdorur në dy ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë kohët e fundit.
Gjatë aksionit është arrestuar Luçiano Deraj i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale.