Pas gati 1 orë punime, ka përfunduar samiti për Ukrainën, që po mbahet në Tiranë.
Pas daljes nga salla e Pallatit të Kongreseve, ashtu siç është bërë traditë liderët bënë një foto familjare.
I pari që ka folur në samit ka qenë kryeministri Rama, i cili u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.
Sakaq, presidenti i Ukrainës Zelensky ka propozuar krijimin e një forumi të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes vendit të tij dhe Ballkanit.