Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka folur për mediat deputeti Oerd Bylykbashi.
I mandatuar nga 47 deputetë të opozitës për të qenë bashkëkryetar i Reformës zgjedhore, Bylykbashi është shprehur se mazhoranca duhet t’i japë fund lojës së saj me segmente të vogla, ndërsa theksoi se opozita kërkon një reformë me konsensus.
“Tradita e komisionit bipartizan, është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante, që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita.
Bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD. PD dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive për të gjetur konsensus për rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Kemi dorëzuar dje në parlament kërkesën e re, 47 deputetë kanë firmosur që komisioni të rikompozohet. Mirëpresim që mazhorancë të lërë lojën që bën me segmente të vogla”, tha ai.