Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisi si shaka, historia e dashurisë mes Renatës dhe Indritit: E kishim ndarë mendjen për jo

2024/01/21 at 4:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisi si shaka, historia e dashurisë mes Renatës dhe Indritit: E kishim ndarë mendjen për jo

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka ardhur një çift shumë i bukur, me një histori dashurie të veçantë.


Historinë e nisi Renata, e cila u shpreh se çdo gjë filloi në formën e një shakaje, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte ndërmend të lidhej ose fejohej.

Ajo tha në studion e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, se shkak për takimin e tyre u bë burri i tezes së saj. Gjatë takimit, Renata rrinte e fshehur në një kolonë të lokalit, pasi e kishte ndarë mendjen për jo.

Kur më të rriturit i kaluan në një tavolinë më vete për të biseduar, atyre po ju pëlqente shoqëria e njëri-tjetrit, aq sa orët kishin kaluar pa e kuptuar. Sot, Renata dhe Indriti, janë martuar dhe kanë 3 fëmijë, 2 vajza e 1 djalë.Renata: Është një histori e lezetshme. Filloi në formën e një shakaje, si nga ana e Indritit dhe nga ana ime. Sapo mbarova gjimnazin dhe kisha drejtim për shkollë. Dhe Indriti, duke qenë se ishte në moshë i ri, ishte 25 vjeç, edhe ky nuk dëshironte të njëjtën gjë.

Ardit Gjebrea: Nuk donte të lidhej?

Renata: Ose të fejohej.

Indriti: Të lidhja këmbët.

Renata: Kjo histori nis me një burrin e tezes time, i cili i thotë babait të Indritit: “Gjej një nuse për djalin”. Dhe pasi i thotë, vjen dhe tek prindërit e mi dhe i thotë babait tim: “Më kanë thënë për vajzën tënde”. “Jo”, i thotë im atë, “goca ime do shkojë në shkollë”. Isha unë dhe babai, më thotë: “Që këtij mos t’i mbetet hatri, atëherë të shkojmë njëherë, sa mos të ketë prishje qejfi me njëri-tjetrin”.

Indriti: Ndërsa unë e kam marrë vesh realisht, ditën që do shkoja. As më kishte thënë gjë babai fare. I them: “Ore nuk do shkojmë gjëkundi, s’kam mend për atë punë”. “Ore i ngel hatri”, thotë, “se i kam thënë po burrit të huaj”. “Mirë”, thashë, “shkojmë”.

Renata: U takuam në një lokal. I fshihesha pas një kolone të lokalit për të mos e parë fare sepse e kisha ndarë mendjen për jo. Dhe vjen një moment që më të rritur na thonë: “Ne kemi ardhur për ju. Atëherë dilni takohuni diku tjetër që të jeni më të lirshëm me njëri-tjetrin”. Dalim në një tavolinë, në një cep të lokalit dhe fillojmë muhabetin. Pa e kuptuar, koha fluturonte, i dilnim muhabetit rreth e qark, nga ajo ideja që e kishim për jo, mbase, por edhe muhabeti ishte i lezetshëm. Pa e kuptuar fare, shkoi dy orë e gjysmë, po kapte tre orë muhabet, saqë dhe këta thoshin: “Ore ç’po flasin këta, po ndajnë Shqipërinë?” Duke qenë që na tërhoqi muhabeti nuk thamë as po, as jo, për momentin. Vazhdojmë dy-tre takime dhe bëmë fejesën. Shumë shpejt na erdhi dhe martesa
./tvklan



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
101 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Biden mesazh urimi për Shqipërinë

Biden përmend Ballkanin kur flet për rëndësinë e ndihmës për Ukrainën

Kishte mbetur i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit, shpëtohet turisti nga Kosova

Kishte mbetur i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit, shpëtohet turisti nga Kosova

Momenti kur 18-vjeçari shqiptar përplaset me makinë dhe dhunohet për vdekje nga dy persona

Momenti kur 18-vjeçari shqiptar përplaset me makinë dhe dhunohet për vdekje nga dy persona
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}