Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në veri të Mitrovicës, konkretisht përballë shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve.
Organet e rendit kanë arritur që falë informacioneve nga qytetarët, të gjejnë pajisje që mund të rrezikojnë jetën e tyre e po ashtu mund të përdoren edhe kundër personelit policor, për t’i penguar në realizimin e detyrave ligjore.
Sendet e sekuestruara janë tela gjëmborë të improvizuar, bomba tymuese, municion dhe uniforma ushtarake.
“Vlen të theksohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë, në Shtator të këtij viti”, thuhet në komunikatën e policisë.
Operacione të tilla do të vazhdojnë tutje, me qëllim të ndalimit të ndonjë sulmi ndaj policisë dhe ruajtjen së jetës së qytetarëve./klankosova