Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, arrestohen 3 persona në Francë, Gjeorgji e Gjermani

2023/12/24 at 1:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, arrestohen 3 persona në Francë, Gjeorgji e Gjermani

Janë vënë në pranga nga autoritetet e huaja 3 persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare.


Uniformat blu njoftojnë se 40-vjeçari Alban Skonja është kapur në Francë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhim armësh, sigurim i mjeteve për të kryer vrasje dhe si pjesë e një grupi kriminal.

Në Gjeorgji është prangosur një shtetas turk i quajtur Yalcin Hanci i cili do të ekstradohet në vendin tonë.

Ndërkohë në Gjermani është arrestuar Kridens Mecollari. Ky i fundit është arrestuar 5 vite për një sherr me armë ku për pasojë ka plagosur një person.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit me anë të inteligjencës informative, ka siguruar informacione për vendndodhjen e disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i ka shkëmbyer ato me partnerët, me qëllim lokalizimin e këtyre shtetasve. 

Në këtë kuadër janë finalizuar 3 operacione, si rezultat i të cilave janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 3 shtetas në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:   

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sete”, Policia franceze ka kapur në Francë dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Durrës. Per këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se më datë 02.07.2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar.  Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.    

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Batumi”, Policia gjeorgjeze ka kapur në Gjeorgji dhe ka arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shtetasi turk Y. H., 49 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Europës, kundrejt parave. 

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “International”, Policia gjermane ka kapur në Gjermani dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 06.11.2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh. Gjithashtu, ky shtetas, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtyre 3 shtetasve, në Shqipëri./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Para
Granatimet ruse vrasin katër persona në Herson

Granatimet ruse vrasin katër persona në Herson

Kalonin mjete pa i kontrolluar/ Pranga policit dhe doganierit në Kakavijë, një në kërkim

Emrat/ Kontrabandë mallrash në Kakavijë, pezullohen 3 doganierët, pranga 6 shoferëve

Francë/ Helmohen rreth 700 punonjës të një kompanie gjatë darkës së Krishtlindjes

Francë/ Helmohen rreth 700 punonjës të një kompanie gjatë darkës së Krishtlindjes
















TE FUNDIT

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
19 Qershor, 2026

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}