Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në Turqi, arbitri i dhunuar kërkon të tërhiqet nga futbolli

2023/12/12 at 5:52 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali në Turqi, arbitri i dhunuar kërkon të tërhiqet nga futbolli

Episodi i shëmtuar i ndodhur në ndeshjen mes Ankaraguçu dhe Rizespor të kampionatit turk, ku Presidenti i skuadrës vendase, Faruk Koca, sulmoi brutalisht në fushë arbitrin Halil Umut Meler, ka sjellë pasoja të rënda. Federata njoftoi pezullimin e të gjitha kampionateve në Turqi, ndërsa vetë arbitri po mendon të tërhiqet nga futbolli.


Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Askın Bak, dhanë mesazhe që dënojnë dhunën; Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, bëri me dije se kishte nisur një hetim dhe ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se Faruk Koca dhe dy personat që e shoqëronin u arrestuan. Përveç grushtit, ata shiheshin duke shkelmuar arbitrin në tokë. Vetë ministri i Brendshëm e ka vizituar arbitrin personalisht në spital për t’u informuar për shëndetin e tij.

Pas asaj që ndodhi, më shumë detaje u mësuan për jetën e Umut Melerit, i cili u bë baba vetëm 10 ditë më parë. Imazhet e tij pas sulmit, ku shihet me sy të nxirë, janë në kontrast me ato të lumturisë së disa ditëve më parë, kur pozoi me djalin e tij të porsalindur. Tani, po shqyrtohet mundësia që ekipi Ankaraguçu të bjerë nga kategoria.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Büyükekşi, ka deklaruar nga ana e tij se nuk është në rrezik organizimi i “EURO 2032”. Büyükekşi kujtoi se Turqia është një nga dy vendet që do të presë Europianin, së bashku me Italinë. Aleksander Ceferin telefonoi dhe tha se UEFA mbështet Federatën Turke.

“Do të festohet së bashku me Italinë. Ne e dënojmë ashpër incidentin. Anulimi i Europianit nuk bëhet fjalë. Aleksander Ceferin më telefonoi dhe më tha se janë me ne”, tha Buyukeksi.

Ndërkohë, ekipi i arbitrave turq u tregua i prerë kur analizoi atë që ndodhi: “Për momentin nuk mund të mendojmë as për futboll, as për arbitrim. Mendimi ynë i vetëm është që Halil Umut Meler të rikuperojë së shpejti shëndetin e tij. Pasi të ndodhë kjo, ne do të takohemi si arbitra dhe do t’u shpjegojmë vendimin që do të marrim për vete dhe karrierën tonë”.

Veç kësaj, mjeku i spitalit ku u trajtua arbitri deklaroi: “Në këtë moment nuk ka asnjë rrezik për jetën. Ka hematomë rreth syrit të majtë. Aty ka një çarje të vogël. Nuk duket të ketë kërcënim për jetën. Do ta ndjekim pacientin sepse ka një dëmtim në kokë. Do ta dërgojmë në shtëpi pas analizave të nevojshme”.



Ju sugjerojmë

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
Kryesore

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

2 Korrik, 2026 9:33 am
Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Kryesore

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

2 Korrik, 2026 8:06 am
Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Para
Gazës i kanë mbetur vetëm 11 spitale pjesërisht funksionale

Gazës i kanë mbetur vetëm 11 spitale pjesërisht funksionale

Qytetet e Bosnjës, nivele më të larta të ndotjes së ajrit në botë

Qytetet e Bosnjës, nivele më të larta të ndotjes së ajrit në botë

Studentët, aktorë të ndryshimeve inteligjente. AKSHI-t dhe FEUT nënshkrujnë marrëveshjen

Studentët, aktorë të ndryshimeve inteligjente. AKSHI-t dhe FEUT nënshkrujnë marrëveshjen
















TE FUNDIT

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
2 Korrik, 2026

Policia ka hedhur spray me piper drejt protestuesve para parlamentit në përpjekje për t’i neutralizuar, teksa ata janë përplasur fizikisht....

Lexo më shumë

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
2 Korrik, 2026

Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, teksa para Parlamentit janë mbledhur protestuesit që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe...

Lexo më shumë

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
2 Korrik, 2026

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
2 Korrik, 2026

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}