Është shtyrë sërish në GJKKO seanca ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Mësohet se në seancë Beleri është shprehur ndër të tjera se ka 7 muaj që nuk po i jepet e drejta për t’u betuar, duke shtuar se ky është një diskriminim politik dhe vendimet janë politike.
“Është diskrimimin politik, ka vendime politike. Kam 7 muaj që nuk me jepet e drejta” –tha Beleri.
Ai ka shtuar se nuk është parë në asnjë vend të botë që kandidati që humbet zgjedhjet të drejtojë bashkinë.
“Humbësi komandon bashkinë e Himarës. Nuk është në asnjë vend që humbësi të drejtojë bashkinë” ka shtuar ai.
Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pasi kauzohet nga SPAK për blerje votash.