Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe ku merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.
Në një video të shpërndarë nga vetë Kreu i qeverisë shqiptare në rrjetin social “Facebook”, shfaqen pamjet teksa është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike
Samiti i Klimës që kësaj radhe mbahet në Emiratet Arabe, do të vlerësojë progresin që prej Marrëveshjes së Parisit, ku liderët botërorë u dakordësuan për të marrë masa ndaj kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.