Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën për mediat, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të votojë ligjin për heqjen e mandatit të deputetit.
“Bëhu burrë, nëse ta mban hajde ta votojmë”, iu drejtua Berisha kryeministrit Rama, duke theksuar se deputetët e opozitës “e votojnë që nesër në Parlamentin e Shqipërisë”.
“E ftoj këtë burracak dhe frikacak të ketë kurjao të votojë të votojë amendamentin i cili u heq deputetëve çdo mbrojtje që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë të vetmen votë që unë e garantoj, një pjesë e tyre nuk vetojnë, por deputetët e opozitës e votojnë që nesër në Parlamentin e Shqipërisë, nuk veprohet, një autorizohet një mercenare që ka humbur çdo gjë njerëzore të shkruajë kushtetutën e saj. Nuk shkruhen të tavolinën e gjykatësit dhe prokurorit kushtetuta. Bëhu burrë, nëse ta mban hajde ta votojmë”, tha Berisha./Opinion.al