Të paktën 2.848 palestinezë, përfshirë 750 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Ministria deklaroi se të paktën 10.859 palestinezë u plagosën në bombardimet izraelite, ku në mesin e të vrarëve ishin më shumë se 750 fëmijë.
Gaza po përjeton një krizë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë. Civilët po zhvendosen në jug të Rripit të Gazës pas paralajmërimit të Izraelit për të evakuuar zonat veriore.
Izraeli ka nisur fushatë masive ajrore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas, duke zhvendosur mbi 1 milion njerëz.
Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor nisi një sulm të befasishëm shumë dimensional, duke përfshirë lëshimin e një breshërie raketash dhe infiltrime në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit./Opinion.al