Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish në Izrael të hënën dhe do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Blinken është aktualisht në Kajro si pjesë e një udhëtimi në Lindjen e Mesme pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Ai tashmë ka udhëtuar në Izrael, si dhe në Jordani, Katar, Bahrein, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.