28 vjeçari Emiljan Ali (Gjoni) është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur ditën e djeshme një banesë në Tiranë.
Policia bën me dije se i riu ka grabitur rreth 9100 Euro, 2000 Paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, efektivët e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 Euro, 1138 Paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.
Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.