Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ka dhunuar një 55-vjeçar të identifikuar me inicialet Gj. S.
Autori, Alfred Prendi dhe i dhunuar janë të dy banues në fshatin Spiten të Lezhës, ndërsa mësohet se ata kanë patur konflikte të mëparshme.
Në momentin që ndodhi ngjarja ata janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, por 36-vjeçari i ka goditur qëllimisht mjetin 55-vjeçarit dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Mbi Alfred Prendin rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”./ Opinion.al