Lulzim Basha ka prezantuar sot planin e tij për reformën zgjedhore. Basha përmendi dy prej tezave të tij më të hershme, ajo e listave të hapura dhe vettingut në politikë. Ai ja shtriu dorën çdo force politike për të sjellë atë që e quan demokraci e standardit evropian.
Basha u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca.
Ai shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.
“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit.”- tha Basha.
Basha gjatë prezantimit të Reformës Zgjedhore u shpreh se të gjithë emigrantëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar në vendet ku ata jetojnë. Për këtë propozoi votimin elektronik.
“Shqipëria një zonë elektorale si Kosova si vende të BE, natyrisht të hapur për të diskutuar dhe ndarjen në dy tre zona elektorale. Në arkitekturën e kodit zgjedhor falë insistimit tonë pas problemeve të përsëritura dhe që vazhdojnë të përsëriten, rezulton votimi elektronik i paraprirë nga identifikimi elektronik dhe i mbyullur nga numërimi elektronik. Hakerimi i sistemeve elektronike problematikë globale ndaj me insistimin tonë këto sisteme janë të pavarura. Ligji duhet të mundësojë auditimin e një pjese në mos të të gjithë teknologjisë para dhe pas përdorimit për të dhënë besim dhe shmangur çdo ligësi që sëmundja e letrave të kalojë edhe në makineri. Shqetësimet e qytetarëve do ti cojmë përpara. Kanë mbaruar alibitë për të mos u njohur shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar aty ku jetojnë. Votimi elektronik e zgjidh radhën në ambasada. Votimi elektronik një mundësi për të shmangur abuzivizmin që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve që u dha si detyrë për të evidentuar qartësisht se ku ata ndodhen rrezultoi një tjetër grykë shishe për të pamundësuar votimin e tyre. Ska nevojë për regjistër tjetër ata janë në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri. Emigrantët shqiptarët jashtë vendit të votojnë, të kenë zërin e vetë, siç ka sëkrificën e vetë fondin e vetë për të ndihmuar familjet shqiptare, siç janë në prodhim i brendshëm bruto i dytë”,-tha Basha.