Këto janë pamjet që vijnë nga Teherani teksa superylli i futbollit Cristiano Ronaldo mbërriti në kryeqytetin Iranian me ekipin e tij të klubit saudit Al Nassr për të luajtur me Persepolis në Ligën e Kampionëve Aziatik.
Sikurse duket në video pritja për lojtarin portugez ishte mbresëlënëse.
Mijëra tifozë iranianë ndoqën autobusin e ekipit arab në mes të rrugës. Të njëjtët që më pas pushtuan hotelin ku po qëndron Ronaldo dhe shokët e tij,
Turma brohoriste në kor për CR7.
Kur ai zbarkoi në aeroport, portugezit iu dha edhe një tapet persian i personalizuar me shkrimin e tij mbi të, me vlerë rreth një mijë euro.
Cristiano Ronaldo iu bashkua arabëve të Al Nassr në fund të vitit të kaluar dhe firmosi një kontratë 2.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 500 milionë euro në total. Lëvizja e tij i hapi udhë një revolucioni në futbollin arab, pasi verën që lamë pas, dhjetërar yje të futbollit europian zgjodhën të transferohen në klube të Arabisë Saudite.
View this post on Instagram