Në një raportit të fundit të UNICEF dhe Bankës Botërore thuhet se pandemia e koronavirusit të ri ka ngadalësuar luftën kundër varfërisë së fëmijëve, ku 333 milionë prej tyre që jetojnë në varfëri ekstreme globalisht.
Sipas raportit thuhet se një në gjashtë fëmijë në mbarë botën jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë, dhe të dhënat tregojnë se nëse pandemia nuk do të kishte filluar mund të ishin ulur shifrat e varfërisë së fëmijëve.
“Krizat përkeqësuese, për shkak të pasojave të pandemisë, konfliktet e armatosura, ndryshimet klimatike dhe goditjet ekonomike, kanë penguar progresin, duke lënë miliona fëmijë në varfëri ekstreme”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it, Kathryn Russell në deklaratën për shtyp.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në një botë në të cilën 333 milionë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme të privuar jo vetëm nga plotësimi i nevojave të tyre më elementare, por edhe nga dinjiteti, mundësia, shpresa është thjesht e patolerueshme.
Varfëria ekstreme prek 40 % të fëmijëve në Afrikën Sub-Sahariane, shkalla më e lartë në botë.
Ndryshe nga rajonet e tjera të botës, të cilat kanë regjistruar një ulje të varfërisë së fëmijëve në vitet e fundit, Afrika Sub-Sahariane ka parë rritje të saj, për shkak të rritjes së shpejtë demografike, pandemisë së re të koronavirusit dhe të ashtuquajturave fatkeqësi natyrore.
Banka Botërore dhe UNICEF po u bëjnë thirrje qeverive që t’i japin përparësi luftës kundër varfërisë së fëmijëve dhe të miratojnë një sërë masash, në veçanti zgjerimin e programeve të përfitimeve universale familjare.
“Ne nuk mund t’i braktisim këta fëmijë tani,” tha Luis Felipe López-Calva, drejtor i varfërisë dhe kapitalit i Bankës Botërore.
Përfundimet e raportit tregojnë se synimi ambicioz i vendosur nga OKB-ja, për të eliminuar varfërinë ekstreme të fëmijëve deri në vitin 2030, po largohet.