Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia mban zgjedhje në territoret e pushtuara ukrainase

2023/09/08 at 6:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia mban zgjedhje në territoret e pushtuara ukrainase

Autoritetet ruse po mbajnë këtë javë zgjedhje lokale në territoret ukrainase të aneksuara një vit më parë, në të njëjtën kohë me dhjetëra rajone të Rusisë që votojnë për të zgjedhur guvernatorët lokalë dhe ligjvënësit, përfshirë kryebashkiakun e Moskës. Votimi për legjislaturat vendore të krijuara nga Moska në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia do të zgjasin disa ditë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.


Pasi banorët të kenë votuar, do të krijohet një legjislaturë rajonale, e cila në vazhdim do të emërojë guvernatorin rajonal.

Në provincat Donetsk dhe Luhansk, mijëra kandidatë po konkurrojnë për vendet në këshillat bashkiakë dhe komunalë.

“Sigurisht që ky votim është i veçantë për të gjithë ne, për të gjithë banorët e Republikës së Donetskut, sepse janë zgjedhjet e para si pjesë e Federatës Ruse. Po votojmë për një të ardhme të ndritur në kuptimin e gjerë të fjalës”, thotë Valery, banor në rajonin Donetsk.

“Sigurisht që presim ndryshime për më mirë, por mbi të gjitha një jetë të qetë, normale dhe paqësore për njerëzit”, thotë banorja Svetlana.

Mbështetësit e Kievit dhe pro-perëndimorët i kanë quajtur zgjedhjet të paligjshme, duke thënë se ato shkelin ligjin ndërkombëtar.

Votimi është planifikuar gjatë së njëjtës fundjavë kur mbahen zgjedhjet lokale në Rusi, 8 – 10 shtator. Por në rajonet ukrainase, votimi filloi një javë përpara dhe punonjësit zgjedhorë po shkojnë derë më derë për të mbledhur vota.

Personeli ushtarak nga Rusia gjithashtu po voton për kandidatët rajonalë në rajonet ukrainase. Në votime lejohet të marrin pjesë personat që kanë marrë shtetësinë ruse, por edhe ata që kanë mbajtur shtetësinë ukrainase.

Forca kryesore politike që kandidon është partia në pushtet në Kremlin, Rusia e Bashkuar, megjithëse në fletëvotim shfaqen edhe parti të tjera, si Partia Komuniste, apo ajo nacionaliste LDPR.

“Ata pretendojnë se rajonet e pushtuara ukrainase janë njësoj si rajonet e tjera të Rusisë. Nëse të tjerët kanë zgjedhje, përse të mos mbahen zgjedhjet këtu? Në këtë rast, duhet të shpjegojmë se këtu vepron forca madhore. Autoritetet ruse po përpiqen shumë që të shtiren sikur gjithçka po shkon sipas planit, se gjithçka është mirë. Dhe nëse çdo gjë shkon sipas planit, edhe procesi politik duhet të zhvillohet sipas planit”, thotë analisti politik Abbas Gallyamov.

Ai vë në dukje se çështja e luftës po injorohet në mënyrë qesharake gjatë zgjedhjeve. Tema e luftës nuk është popullore dhe kandidatët e shmangin. Gjithashtu nuk lejohet të marrin pjesë kandidatët që mund të bëjnë fushatë kundër luftës.

“Votuesit mendojnë se zgjedhjet nuk janë për gjërat e vërteta dhe të rëndësishme. Pjesëmarrja do të jetë minimale. Këto janë zgjedhje sipërfaqësore”, thotë zoti Gallyamov.

Kjo është ndoshta arsyeja përse fushata për zgjedhjen e kryebashkiakut të Moskës ishte më e zbehta prej vitesh – asnjë prej pesë kandidatëve nuk vendosi postera elektoralë.

“Nuk pres për asgjë. Mendoj se duhet të votojmë në vend që të presim. Ata që presin nuk besojnë se vendimi i tyre mund të ndikojë tek situata. Unë besoj dhe e di që duhet vepruar kështu”, thotë Mikhaela, banore e Moskës.

Moskovitët as nuk janë të informuar se emrat e cilët kandidatëve do të shohin në fletëvotime përveç kryebashkiakut aktual, Sergei Sobyanin./ VOA



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
Politikë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

8 Qershor, 2026 10:33 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Rama: Kërcënimet kundër integritetit të RMV-së dhe Malit të Zi janë të rrezikshme

Rama kërkon rritjen e gjobave për qytetarët që ndotin mjedisin

Infermierët në Belgjikë mbysin pacienten me jastëk pas dështimit të trajtimit

Infermierët në Belgjikë mbysin pacienten me jastëk pas dështimit të trajtimit

Prokurorë e gjyqtarë, BE sanksionon 6 persona për shkelje e të drejtave të njeriut

Prokurorë e gjyqtarë, BE sanksionon 6 persona për shkelje e të drejtave të njeriut
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}