Shoqëria e lartë italiane ka mbetur e tronditur pasi fejesa e një bankieri milioner në Torino mori një kthesë, kur dhëndri akuzoi nusen e tij se kishte tradhtuar në një fjalim të mbajtur gjatë festës, duke shkaktuar një grindje të madhe publike mes çiftit.
Massimo Segre, 64 vjeç, mblodhi të ftuar në rezidencën e tij në Torino, për të festuar fejesën me Cristina Seymandi, 47 vjeç.
Por në vend të fjalimit të zakonshëm të dashurisë që mund të prisni të dëgjoni për një nuse të ardhshme, Massimo në vend të kësaj akuzoi gruan e tij të ardhshme për tradhti, duke tronditur shoqërinë e lartë torineze.
Gjatë një banketi luksoz, ai tha: ‘Dua t’i jap Kristinës lirinë për të dashuruar. ‘Konkretisht, të duash një person tjetër; një avokat të shquar, për të cilën ajo kujdeset më shumë se unë”.
“E dashura ime Christina, e di sa e dashuruar je me të shpirtërisht dhe seksualisht. Dhe e di që më parë keni pasur lidhje me një industrialist që njihni”, vijoi “akuzat” 64-vjeçari duke lexuar copën e letrës ku kishte shkruar fjalimin.
“Mos mendoni se më vjen mirë të dukem si qyqar para të gjithëve… Kristina është aq e mirë në paraqitjen e të vërtetave të saj, sa nuk mund t’i besoja asaj për t’ju thënë arsyen pse po i jap fund lidhjes. Është një histori banale e tradhtisë paramartesore. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar”, shton bankieri, përpara se t’i uronte më të mirat ish-të fejuarës dhe t’i sugjeronte të shkonte në Mykonos me të dashurin e ri, pasi i kishin pushimet e paguara nga vetë ai.
Sapo mbaroi fjalimin, dritat u zbehën dhe Massimo u largua nga skena.
Mediat italiane raportuan se të ftuarit ishin mërzitur duke u ‘përdorur’ si pjesë e shfaqes.
Ndërsa Christina në një letër drejtuar drejtorit të programit të lajmeve televizive Zona Bianca, shkruante se Massimo kishte kryer një akt ‘dhunë psikologjike’ dhe kishte ‘planifikuar me përpikëri hakmarrjen e tij’./Opinion.al