Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dënuar me 20 vite burg Fetah Marra, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 20 janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.
Gjithashtu trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për moskallëzim krimi. Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se ata janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.
Sipas avokatit Oboni, Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht ka abuzuar me viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal.