Këshilli i Mandateve është mbledhur pak minuta më parë dhe në këtë mbledhje do të merret vendimi për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.
Ndërkohë, disa minuta më parë kanë mbërritur në Kuvend kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.
Po ashtu kanë mbërritur edhe avokatët e mbrojtës Saimir Visha dhe Enrik Ligori.
Pritet që sot mos të ketë një vendim për mandatin e Ahmetaj, pasi avokatët e ish-zv.kryeministrit do të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes.
Sipas burimeve të “Opinion.al” avokatët do të kërkojnë më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e SPAK, e cila është shumë voluminoze.
Kujtojmë se SPAK i kërkon Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj./Opinion.al