Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Polonisë në “Air Albania”, e cila do të zhvillohet dy muaj më pas, në 10 shtator.
Kjo është hera e parë që Federata ka nxjerrë në shitje biletat për një ndeshje të kombëtares kaq herët, dy muaj nga takimi. Duket se në këtë rast, FSHF ka shfrytëzuar interesin e jashtëzakonshëm që kanë tifozët për dy sfidat e shtatorit, fillimisht në transfertë ndaj Çekisë dhe më pas ndaj Polonisë.
Po ashtu, si asnjëherë më parë, çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm duke vendosur rekorde. Një biletë pas porte, e cila është më e lira, kushton 2 mijë lekë. Kujtojmë këtu që në ndeshjen ndaj Moldavisë, bileta në këtë sektor kushtonte vetëm 750 lekë. Ndërkohë, në tribunat E, një biletë do t’u kushtojë tifozëve 6 mijë lekë.
Pas 3 ndeshjeve të para në grup, Shqipëria mban vendin e dytë në grup, me 6 pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë.