Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përsëri lidhur me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke e dënuar aktin e rrëmbimit.
Kryeministri i Kosovës i kërkon ndërkombëtarëve që të dënojnë aktin e rrëmbimit të treefektivëve të policisë së Kosovës.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka thënë Kurti