Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur këtë të shtunë në Sarandë. Mësohet se përveç 54-vjeçarit Edmond Sulo i plagosur me thikë ka mbetur edhe Spiro Llambrin 62 vjeç.
Ka qenë 52-vjeçar i identifikuar si Fatmir Jashari, ai që ka qëlluar 54-vjeçarin dhe 62 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e tij.
“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.