Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e një 15-vjeçari, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Gramsh.
Në një deklaratë për mediat avokati i njërit prej të miturve, Oligert Kume tha se fajtor mbi ngjarjen është shoqëria.
Kume tha se duhet ndërgjegjësuar shoqëria ndërsa shtoi se dorez\at dhe thikat shiten online.
“Falënderoj median për interesin e treguar. Sot u zhvillua seanca gjyqësore për masën e sigurisë për katër të miturit. Unë mbuloj Xhonatan Cekrezin, dhe jam i autorizuar nga prindërit e të miturit për të dhënë deklaratë. Solidarizohem jo vetëm si qytetar dhe avokat me dhimbjen e të miturit që nuk jeton më. I uroj shërim të shpejtë të plagosurit, në të njëjtën kohë nga ana juaj si media duhet të përcillni lajme me interes publik. Për mua, fajtor është e gjithë shoqëria.
Do duhet të ndërgjegjësojmë komunitetin ku ne jetojmë. Duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore. E tërë shoqëria shqiptare është fajtore, çka do të thotë se media duhet të vijojë në përcjellën e lajmeve me interes publik. Për sigurinë e fëmijëve tanë. Dorezat, thika shiten online”, tha avokati Kume.