Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Qytetarët kanë votuar në kushtet më të jashtëzakonshme

2023/05/14 at 8:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Qytetarët kanë votuar në kushtet më të jashtëzakonshme

Ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimeve.


Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qytetarët kanë votuan në Qendrat e Votimit në kushtet më të jashtëzakonshme.

Ai  vlerësoi qëndrimin e komisionerëve të djathtë dhe u bëri thirrje numëruesve që po me atë përgjegjësi dhe guxim të vazhdojnë procesin tjetër, atë të numërimit.

Ndër të tjera, Berisha i garanton qytetarëve se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë.

Sipas tij, këto zgjedhje janë një betejë e një rëndësie historike , e cila do të fitohet vetëm nga ata të cilët mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Ata (qytetarët) votuan në Qendrat e Votimit në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën në mënyrën më të civilizuar, folën me guxim, folën me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale.

Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por një pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit. Unë kam vlerësimin më të lartë, mirënjohjen më të pakufishme të të gjithë atyre të të rejave të rinjve, burrave e grave që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit.

U përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë që është mbi të gjitha detyrat në kushte paqeje, kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat. Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra të mafies shtetërore, të bandave të kësaj mafie e oligarkëve të saj, po me atë përgjegjësi e guxim të numërojnë çdo votë. Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë. Se kjo betejë është një betejë e një rëndësie historike dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Para
Begaj: Numëruesit të kryejnë detyrën me përgjegjësi dhe ndershmëri

Begaj: Numëruesit të kryejnë detyrën me përgjegjësi dhe ndershmëri

Rama: Shqiptarët, pa viza drejt Emirateve të Bashkuara nga 20 Prilli

Rama bën parashikimin për rezultatin e zgjedhjeve: PS mbi 50 bashki, opozita 0-11 bashki

Zgjedhjet vendore, Celibashi: Janë bërë 29 denoncime zyrtare

Zgjedhjet, Celibashi: Në 62 qendra ka pasur shkelje për materiale propagandistike
















TE FUNDIT

Spektakël mode në Green Coast

Spektakël mode në Green Coast
28 Qershor, 2025

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë...

Lexo më shumë

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
28 Qershor, 2025

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve...

Lexo më shumë

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
28 Qershor, 2025

Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë...

Lexo më shumë

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
28 Qershor, 2025

Në zonën e Dajlanit në Shkodër po vijon puna për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit. Lajmin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com