Një grua shqiptare është gjetur e pajetë pasditen e djeshme në Itali, në një shtëpi në një qytet të vogël në Lomellina. Gruaja quhej Anila Ruçi dhe ishte 38 vjeçe.
Mediat italiane shkruajnë se me shumë mundësi bëhet fjalë për një vrasje: kjo është hipoteza mbi të cilën po hetojnë karabinierët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje me kolegët e tyre të njësisë operacionale të Pavias. 38-vjeçarja dyshohet se është goditur me thikë.
Gruaja kishte rreth një vit që jetonte në banesën ku u gjet e pajetë. Jashtë shtëpisë ndodhej edhe vëllai i saj, edhe ky i fundit i goditur me thikë.
Vëllai u shpëtua dhe u dërgua në spital ndërsa mësohet se gjendja e tij nuk është serioze. Zona ku ndodhi vrasja e mundshme, pranë qendrës së Scaldasole (Pavia), u rrethua nga karabinierët të cilët po vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit./Opinion.al