Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franca në protesta/ Ministrja kritikohet se doli në kopertinën e Playboy

2023/04/03 at 1:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca në protesta/ Ministrja kritikohet se doli në kopertinën e Playboy

Ministrja e qeverisë franceze, Marlene Schiappa është kritikuar nga anëtarët e partisë së saj, pasi u shfaq në kopertinën e revistës Playboy.

Schiappa, e cila është ministrja aktuale për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat Franceze, u shfaq në kopertinën e revistës e veshur me një fustan të bardhë, për të shoqëruar një intervistë prej 12 faqesh që ajo bëri për të drejtat e grave dhe LGBT.

Paraqitja e saj ka ngritur kritika nga kolegët politikë, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne.

Borne ka kritikuar ministren duke i thënë asaj se “nuk ishte e përshtatshme, veçanërisht gjatë kësaj periudhe”, ku Franca është aktualisht në grahmat e një krize politike dhe sociale të shkaktuar nga masa e presidentit francez Emmanuel Macron për të çuar përpara reformat e diskutueshme të pensioneve, pavarësisht kundërshtimit të gjerë publik.

“Ne jemi në mes të një krize sociale, ka njerëz midis jetës dhe vdekjes dhe unë kam përshtypjen se jam pas një perde tymi”, ka thënë ajo.

Politikani francez, Jean Luc Mélenchon, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të 2022, kritikoi pamjen e Schiappa-s dhe vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të dhënë një intervistë për revistën për fëmijë, Pif Gadget, këtë javë.

“Në një vend ku Presidenti shprehet në Pif dhe ministrja e tij në Playboy, problemi do të ishte opozita. Franca po del nga binarët,” shkroi Mélenchon në Twitter të shtunën.

Schiappa i është përgjigjur kritikave në një postim në Twitter, duke thënë:

“Mbrojtja e të drejtës së grave për të pasur kontrollin e trupit të tyre, është kudo dhe gjatë gjithë kohës. Në Francë, gratë janë të lira. Me gjithë respektin për keqbërësit dhe hipokritët’, shkroi ajo.

Marlene ka qenë avokate për të drejtat e grave për një kohë të gjatë dhe u emërua si Ministrja e parë e Barazisë Gjinore në vend në vitin 2017. Në këtë rol, ajo udhëhoqi me sukses një ligj të ri për ngacmimin seksual, i cili vendos gjoba për burrat që ngacmojnë ose ndjekin gratë në rrugë./Opinion.al

Etiketa: franceMarlene Schiappa

Ju sugjerojmë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Para
Balla: Të ndalohet Tik-Tok në institucionet publike, rrezik për sigurinë

Balla: Të ndalohet Tik-Tok në institucionet publike, rrezik për sigurinë

“Çfarë kërkonin rusët nga Kryemadhi”,  PS: Drejtësia të mos humbë kohë, por të hetojë

"Çfarë kërkonin rusët nga Kryemadhi", PS: Drejtësia të mos humbë kohë, por të hetojë

Tensionet Ukrainë-Rusi, NATO zhvendos stafin nga Kievi

Finlanda që prej ditës së martë pjesë e NATO-s, Stoltenberg e konfirmon

TE FUNDIT

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
1 Tetor, 2025

Data e dekretimit te zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës ka shkaktuar përsëri një paqartësi te juristë si dhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
1 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet...

Lexo më shumë

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
1 Tetor, 2025

Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës ka ngjallur përsëri një debat në lidhje...

Lexo më shumë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
1 Tetor, 2025

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com