Politikë

Kim nga kalaja e Prezës: Jam admiruese e Skënderbeut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 15/05/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e ka nisur nga kalaja e Prezës javën e kulturës amerikane në Tiranë, që shënon edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve e që do të shoqëohet me një sërë aktivitetesh.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të restaurimit të kalasë, Kim tha se ishte një admiruese e Skënderbeut, ndërsa dha mesazhin e shikimit drejt së ardhmes.

“Ne mund të mendojmë që jemi mbledhur këtu për të ruajtur të shkuarën, dhe për të adhuruar të shkuarën. Por ndodhemi këtu në fakt për të bërë këtë gjë, për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim, dhe mund të ngrihemi dhe të jemi madhështor. Nuk do të donte ndokush që të ktheheshim te e shkuara, por të bënim para drejt së ardhmes. Kur e shohim një vend të tillë, është e mrekullueshme, dhe sheh se bëhet fjalë për një tokë të mrekullueshme, tokë të Skënderbeut. Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e Skënderbeut. Ju mund të mendoni se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq. Është toka për të cilin punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen. mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!”, tha në mesazhin e saj ambasadorja e SHBA-ve.”/Opinion.al

 

 

 

Pas