Aktualitet

Rama: Rutte iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 10/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim zyrtar kreun e qeverisë holandeze, Mark Rutte, për të cilin tha se iu deshën të fitonte 4 palë zgjedhje që të vizitonte Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat ku Rama u shpreh: “Të gjitha vizitat e miqve dhe të partnerëve tanë në Tiranë janë momente të veçanta, por pa ekzagjerim, do thosha që ky është një moment shumë i veçantë që kemi sot në Tiranë, më në fund, që një kohë të gjatë që unë pat nderin të jem i pranishëm në zyrën e tij në Hagë, ku u mikëprita si të isha në shtëpinë time. Sot kryeministri Rutte është në Tiranë, iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi se përveç se është sot në Tiranë ndodh në një moment pozitiv në marrëdhëniet tona mes Shqipërisë dhe Holandës. Siç e dini, Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Rama./Opinion.al

Pas