Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi iu janë sekuestruar 8 kg kokainë dhe 14 kg kanabis.
Shqiptari e kishte fshehur drogën brenda makinës, e cila u zbulua pas kontrollit në imtësi nga agjentët.
Kokaina ishte e ndarë në 16 pako ndërsa kanabisi ishte vendosur në 13 pako të tjera.
Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut./ Opinion.al