Bota

Rregullatori miratoi vaksinën, Von der Leyen: KE jep përgjigjen në mbrëmje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pasi Agjencia Europiane e Barnave miratoi vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër COVID-19.

Agjencia Evropiane e Shëndetësisë sapo ka dhënë një mendim pozitiv për vaksinën Pfizer/BioNtech. Tani do të veprojmë shpejt. Unë jam duke pritur një vendim të Komisionit deri në mbrëmje”, tha Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Ndërsa, Komisionerja e Shëndetësisë e Bashkimit Europian, Stella Kyriakidou deklaroi se BE është një hap pranë një vaksine të sigurt dhe efektive.

Ky është momenti i Bashkimit Evropian ne jemi një hap më pranë një vaksine të sigurt dhe efektive për COVID-19”, tha ajo.

Vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Franca, Austria dhe Italinë kanë njoftuar më herët do të nisin vaksinimet duke filluar prej 27 dhjetorit./ Opinion.al

Pas