Bota

Italia raporton 10872 raste të reja me koronavirus dhe 415 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 21/12/20 |
Semiljana Azizi

Në 24 orët e fundit janë raportuar në shtetin italian 10872 raste të reja të infektuar me koronavirus duke bërë kështu që numri total i infektimeve që nga fillimi i pandemisë të shkoj në 1.964.054.

Ndërkaq nga autoritetet bëhet me dije se rritje ka pësuar numri i viktimave, ku 415 pacientë të tjerë humbën betejën me COVID- 19. Nga raportimet mësohet gjithashtu se numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia COVID-19 në Itali ka shkuar në 69 mijë.

Ministrisë së Shëndetësisë në Itali raporton për 87 mijë testime të kryera vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Kujtojmë që shteti fqinj ka bërë të ditura edhe kufizimet e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, me ardhjen e festave të fundvitit. Italia ka pezulluar gjithashtu edhe fluturimet me Britaninë e Madhe për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit i cili po qarkullon masivisht në Anglinë Jugore.

Pas