Aktualitet

I biri u kap me kokainë, flet babai: S’më ka blerë një palë këpucë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 21/12/20 |
Semiljana Azizi

Mes gjatë shqiptarëve të arrestuar në Itali për  trafik kokaine janë dhe Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, të dy banues në Nikël të Fushë Krujës.

Në një intervistë për Abcnews.al, babai i Fioralbit, Fatos Rraja rrëfeu lëvizjet e të birit nga Shqipëria në Belgjikë, telefonatën e fundit, kontrollin nga policia, ndërsa kishte edhe një mesazh për djalin. Ai tha se punon roje nate dhe se djali nuk i kishte sjellë asnjë një palë këpucë dhe se ishte çuditur me lajmin. Familja Rraja figuron në QKB me një aktivitet tregtar, mobilieri, për të cilën, Fatosi tha se e menaxhonte Fioralbi. Ramazani është nipi i deputetit Rrahman Rraja, ndërsa Fioralbin e ka kushëri të tretë.

Intervista e plotë e Fatos Rrajës

Zoti Fatos, si e morët vesh lajmin?
Sot e mora vesh lajmin. Erdhi policia për kontroll sot në shtëpi.

Kur keni folur për herë të fundit me djalin?
Para 6 ditësh.

Çfarë mendoni?
Jam çuditur për Zotin. Sa di ti, di unë. Thjeshtë, ka ikur ka ardhur, erdhi kur na vdiq një çun xhaje, iku. Ka një javë që kam humbur kontaktin.

Cfarë ju ka thënë, ku do të ikte?
Për Belgjikë ka qenë me një kushëri të vetin.

Me Ramazanin?
Po.

E ka kushëri të parë?
Jo, të tretë.

LEXO EDHE: Kokë e trafikut të kokainës, arrestohet nipi i deputetit të PS

Si është lidhja juaj me deputetin?
Deputeti Ramazanin e ka nip, ndërsa unë jam brezi i tretë.

Si e shpjegoni këtë?
Unë u çudita edhe kur më bënë pyetje mua (policia). Unë u thashë nuk kam dalë me u tall, jam me realitetin, u thashë kam humbur kontaktin. Më thanë a di gjë se është ndaluar? U thash kam 5 net një javë që kam humbur kontaktin. Më mori në telefon, a jeni mirë, mirë, hajt u ruajt Zoti.

Policia ju bëri kontroll në shtëpi?
Po më thanë, me urdhër të gjykatës, na e ka sjellë belgu. Në biznes nuk bënë kontroll, kam një prodhim të vogël. Unë jetoj në një shtëpi 1+1. Përderisa nuk kam, një palë këpucë prej çunit, për mua është Allah, Allah, unë jam roje nate në bashki, biznesin e kam pasur në emër të çunit, ai e ka pas menaxhuar. Unë jam roje nate në bashki.

Me deputetin keni folur?
Jo, jo nuk kam pasur kontakt. E kam takuar para 5 ditësh, por nuk kam pasur kontakt se ka pasur hallet e veta. Nuk jam asnjë lloj pasurie, 1+1 në pallat jetoj. Sesi është problemi Zoti e di, se po të ishte në Shqipëri do interesohesha, por ai është atje.

A keni një mesazh për djalin?
Unë dua të lirohet sa më parë, të vijë në shtëpi sa më parë, nëse është korrekt me gjërat. Unë nuk di asgjë, për 6-7 muaj ka shkuar dy herë dhe ka ardhur.

Shoqërohej shumë me Ramazanin?
Këtu po. Por edhe atje derisa sa i kanë kapur të dy, bashkë do të kenë qenë. Mua sot më thanë, dhe mendova prandaj paskam humbur kontaktet me fëmijën, kontrolloni ku të doni.

Personat e tjerë me origjinë shqiptare të arrestuar për trafikim kokaine janë:

  1.  Musa Gjikola 34 vjeç banues në Tiranë
  2.  Genti Balliu alias Flamur Balliu 37 vjeç banues në Tiranë
  3.  Bledar Pepaj 29 vjeç banues në Pukë
  4.  Fatmir Xhecuka 33 vjeç banues në Laç

Nga të dhënat e policisë mësohet se ky grup trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Në vitin 2018 është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shqiptarë. Operacioni ka vijuar, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal të cilët u arrestuan nga data 15 deri në 21 Dhjetor në Shqipëri dhe Belgjikë.

Lënda narkotike fshihej në arkat e bananeve në kontejnerët që niseshin nga Amerika Latine, më pas në Belgjikë, Holandë e Gjermani. Trafikantët u vendosin GPS për të gjetur vendin ku do të shkarkoheshin kontenierët. Për të mos u identifikuar, trafikantët organizonin vjedhjen me armë  e me maska në magazinat e bananeve, por në të vërtetë ata merrnin sasinë e drogës.

Kujtojmë që Ramazan Rraja, nipi i deputetit, është i njohur për opinionin publik shqiptar, pasi në vitin 2019 u publikua një video e tij teksa dhunonte barbarisht një grua te QSUT./Opinion.al

Pas