Aktualitet

700 punonjës në terren, policia rrethon Kryeministrinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 19/03/22 |
Opi Nion

Ndërsa marshimi i protestuesve ka nisur tashmë nga sheshi “Skënderbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një numër i shtuar i efektivëve të policisë shihen në terren.

Sikurse mësohet 700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa nga fotot vërehet edhe rretjimi i perimetrit të Kryeministrisë me efektivë policie. Në gatishmëri janë edhe FNSH-të si dhe forcat e Gardës së Republikës.

Kujtojmë se aktualisht Kryeministri Rama ndodhet jashtë Tiranës në një takim me fermerët ku flet për paketën e rezistencës sociale./Opinion.al

 

 

Pas