Aktualitet

7 pikat e rezistencës, Rama: Kjo qeveri nuk i lë kurrë vetëm ata që kanë nevojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 14/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar 7 pikat e Paketës së Rezistencës Sociale dhe duke thënë se qeveria nuk do të lërë kurrë vetëm qytetarët.

Teksa iu uron qytetarëve një javë me më pak stres, Rama shkruan se këtë luftë nuk e nisëm dhe nuk e ndalim dot ne por do e përballojmë me solidaritet me njëri-tjetrin.

“MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin.”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas