Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

613 kg kokainë/Çekaj: Shteti nuk guxon të prekë grupin e vërtetë kriminal

2019/11/19 at 6:15 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
613 kg kokainë/ Çfarë vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda për Arbër Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të japë nesër pretencën për biznesmenin Arbër Çekaj, i konsideruar si ‘peshku i madh’ i kokainës nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu. Ai dyshohet si pronari i sasisë rekord prej 613 kilogram kokainë të kapur në kontinierin me banane dhe si koka e një grupi kriminal trafiku për lëndë narkotike. Megjithatë ai ka akuzuar se e gjithë çështja ndaj tij është ngritur me qëllim për të mos prekur pronarët e vërtetë të drogës dhe për këtë ai ka shënjestruar prokurorinë, policinë dhe politikën.


Në një intervistë të dhënë për News 24, Arbër Çekaj është shprehur se operacioni në kuadër të të cili u sekuestruan 613 kilogram kokainë, është ndërprerë në mes me urdhër të një personi të cilin ai nuk e zbulon dhe e ka konsideruar këtë një veprim të qëllimshëm si nga ana e prokurorisë dhe e policisë. Sipas tij ndërprerja e operacionit është bërë që kokaina të kapej në magazinat e kompanisë së tij dhe jo pasi të zbulohej grupi i vërtetë kriminal të cilin sipas tij askush nuk guxon ta prekë.

“Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë. Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë. I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë. Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë”.

Sipas Çekajt, policia dhe prokuroria punojnë me dy standarde ndërsa për ish-ambasadorin e SHBA, Donald Lu thotë se e kanë keqinformuar me dashje në lidhje me të.

 “Duke patur respektin maksimal për Amerikën, si mik i Amerikës që jam (e miku nuk gënjehet), unë nuk kam qenë e as nuk do të jem kurrë, peshk i madh apo i vogël i kokainës. Zotin Lu e kanë keqinformuar me dashje ne lidhje me mua”.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi për lidhje me politikën pasi nëse do ti kishte nuk do të ishte prapa hekurave.

“Nëse do të kisha miq në politikë nuk do të isha në burg. Me thënë të drejtën kam antipati për politikën, sepse ishte ajo që më futi në burg, për të bërë show, betejën politike të radhës, dhe kurbani i radhës isha unë”.

Ai akuzon se fushata kundër tij është bërë edhe nga mediat e kontrolluara nga qeveria dhe në kushtet kur sipas tij është arrestuar pas asnjë provë pranon se ndihet i rrezikuar.

 “Frika nuk ka qenë asnjëherë bashkëudhëtarja ime në jetë. Sepse nuk kam bërë asgjë për të patur frikë, por në kushtet ku ndodhem, kur shteti ka strukturat e veta, përfshi edhe mediat e varura prej tij, në vend që të më mbrojnë liritë si shtetas shqiptar, më fusin në burg pa asnjë provë për të mbuluar e shpëtuar trafikantët, mundohet të më fusë në konflikt me njerëz që nuk i njoh e s’kam lidhje, mundohet të më mbyllë biznesin e të më sekuestrojë çdo gjë që kam. Në këto kushte çdo njeri normal do të ndihej i frikësuar besoj… Megjithatë me të më të frikësuar janë ata që kanë frikë nga e vërteta, sesa unë nga padrejtësitë”. /Opinion.al

Etiketa: 613 kg kokainëArber Cekajpoliciaprokuroria


Ju sugjerojmë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Para
Furgoni përplas për vdekje 65-vjeçaren në aksin Fushë Krujë-Thumanë

Furgoni përplas për vdekje 65-vjeçaren në aksin Fushë Krujë-Thumanë

Padia e Metës, sa vite burg rrezikon kreu i KED nëse shpallet fajtor

Padia e Metës, sa vite burg rrezikon kreu i KED nëse shpallet fajtor

Rinovimi i Rejas/ Lajme “divorci” nga Italia, ja kërkesat e teknikut

Rinovimi i Rejas/ Lajme "divorci" nga Italia, ja kërkesat e teknikut
















TE FUNDIT

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
26 Qershor, 2026

55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}