I arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ish-efektivi i policisë Arjan Tase është akuzuar për vrasje të kryer nga pakujdesia.
Sipas nenit 85 të kodit Penal, dënimi që parashikohet në raste të tilla, nis me gjobë dhe shkon maksimalisht në 5 vite burg.
Kujtojmë se vrasja e vogëlushes Jonada Avdia nga helikat e skafit që drejtonte ish-komisari, ka shkaktuar ndjeshmëri dhe reagim të lartë publik, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë e përdorimit të mjeteve lundruese./Opinion.al