Aktualitet

42 raste të reja, asnjë humbje nga jete nga Covid në vend



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 06/12/22 |
el ida

42 raste të reja të infektimeve nga Covid 19 në 532 testime të kryera. Janë këto shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit, ndërsa nuk raportohen humbje jete.

Njoftimi i plotë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 532 testime, 42 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

6 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në Bashkitë:

17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Delvinë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Divjakë, Tepelenë, Pogradec, Berat.

Janë 182 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,565 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                42

Të shëruar në 24 orë             11

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       532

 

Testime totale                   2,011,216

Raste pozitive                      332,341

Raste të shëruara                  328,565

Raste Aktive                             182

Humbje jete                              3,594

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë                    122

Vlorë                         15

Gjirokastër                11

Fier                           11

Berat.                        8

 

Shkodër                 5

Durrës.                      4

Lezhë.                        3

Elbasan.                   2

Korçë.                        1

Pas