Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

40% më shumë garues në Maratonën 2023, shpallen fituesit

2023/10/22 at 2:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
40% më shumë garues në Maratonën 2023, shpallen fituesit

Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës e cila këtë herë pati një rritje me 40% të garuesve, krahasuar me një vit më parë.


Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpriti më shumë se 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si We Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të fituesve të kësaj maratone, ku Kenia që për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës, rrëmbeu 3 çmimet e para, u shpreh se Tirana, me evente të këtyre përmasave me pjesëmarrjeve të dhjetëra kombësive, ndihet sot si çdo metropol tjetër europian.

“Ishte fantastike, një ndjesi e jashtëzakonshme! Kemi pasur pjesëmarrjen më të lartë edhe ndërkombëtarisht, 47 vende. Kur mendon që Ukraina dhe Izraeli janë në luftë dhe ne kemi pasur vrapues edhe nga këto dy vende, kjo është një kartolinë e jashtëzakonshme për Tiranën dhe besoj që është “qershia mbi tortë” e një viti ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ndaj jam vërtet krenar. Sigurisht që jam krenar për Luizën edhe për kenianët dhe për të gjithë ata që kanë thyer rekorde, por unë mbi të gjitha jam shumë i lumtur që në këtë vit sporti kemi pasur djem dhe vajza pa fund që janë regjistruar në kurset sportive dhe merren me jetë aktive. Sot Tirana është dukur siç çdo qytet europian. Sot edhe në Amsterdam dhe në Lisbonë është mbajtur maratona dhe fakti që sot Tirana ndihet si çdo qytet tjetër në Europë është diçka e jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

Për Luiza Gegën, kampionen që këtë herë mori pjesë në half maratonë, ku fitoi dhe çmimin e parë, ky vit ishte po ashtu një tjetër emocion.

“Gjithmonë kam shumë emocion, sidomos kur garoj në vendin tim sepse ka një tifozllëk gjatë rrugës dhe mundohem t’i përshëndes ata që ulërasin për mua, aq më tepër që kam një përgjegjësi që vërtet dua t’i gëzoj me pjesëmarrjen time. Jam shumë e lumtur se do dal përsëri te ndërkombëtarët. Ka qenë një superorganizim dhe jam shumë e lumtur që gjithnjë e më shumë maratona po bëhet gjithnjë e më e madhe. Kjo vërtet që më lumturon jashtë mase,” u shpreh Luiza Gega.

Maratona është eventi më i madh sportiv në Tiranë, i organizuar për vitin e shtatë radhazi në 22 Tetor 2023.

Fituesit sipas kategorive:

42 k
Femra
1 Natalia Semenovych
2 Hellen Jepkosgei Kimutai
3 Sonia Cekini
Meshkuj
1 Ezekiel Kipkorir
2 Laban Cheruiyot
3 Hosea Kiplagat Tuei

21 k
Femra
1 Luiza Gega
2 Glorius Jepkirui
3 Ronah Nyaboke Nyabochoa
Meshkuj
1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo
2 Kennedy Kimutai Kaptila
3 Nicolo Bedini

10 km
Femra
1 Gresa Bakraci
2 Redia Dauti
3 Anila Skora
Meshkuj
1 Panagiotis Karaiskos
2 Bledar Mesi
3 Krzysztof Szymanowski

42k shqiptare

1 Ilir Këllezi
2 Renato Dorzi

3 Altin Vorpsi/Opinion.al

Etiketa: FITUESgaruesmaratona e tiranesshqiperi


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Iran/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja pëson vdekje klinike

Iran/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja pëson vdekje klinike

Qëlloi aksidentalisht me armë zjarri, kapet shoferi i “BMW-së” në Sarandë

Vlorë/ 3 të rinj detyrojnë 26-vjeçaren të përdorë drogë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me të

Po trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Po trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}