Kronikë

4 turistët rusë u gjetën të pajetë në hotel, recepsionisti shkoi për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 16/10/21 |
Opi Nion

Janë identifikuar katër turistët rus të cilët u asfiksuan  në saunën e një hoteli në Qerret. Ata u gjetën të pajetë rreth orës 22:20 nga recepsionisti i hotelit, i cili kishte tentuar të komunikonte me ata, por nuk kishte marrë përgjigje.

Më pas recepsionisti, i cili kishte shkuar për t’iu ofruar shërbim, ka njoftuar policinë, e cila konstatori dhe vdekjen e 4 turistëve. Viktima kanë mbetur shtetasit rus Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, -kështu mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.

Viktimat ishin dy bashkëshortë, vajza e tyre dhe dhëndëri. Turistët kishin 1 javë të akomoduar në këtë hotel dhe kishin mbërritur në vendin tonë me një grup turistësh të huaj. Mungesa e tyre është konstatuar nga turistët e tjerë rusë./ Opinion.al

Pas