Aktualitet

4 të mitur rrezikuan të mbyten, trasportohen në spitalin e Durrësit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 03/07/22 |
Opi Nion

4 fëmijë janë dërguar fillimisht në urgjencën mjekësore të Kavajës e më pas janë transportuar drejt spitalit të Durrësit, pasi  rrezikuan të mbyteshin teksa ishin duke notuar në Vilë Bashtovë.

Policia njofton se të miturit i përkasin moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç.

Fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Pas