Kronikë

4 të arrestuar në Mallakastër e Roskovec, kultivonin kanabis


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 14/07/20 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, kanabis sativa. Policia bën të ditur se në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasve: S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./ Opinion.al

Pas