Aktualitet

38 të shëruar por numri i të shtruarve tek infektivi vijon të jetë i lartë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 28/06/20 |
Al Do

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Edhe gjatë 24 orëve të funit numri i viktimave nga Covid-19 u shtua pasi ndërruan jetë 2 persona duke e çuar totalin në 55 që nga fillimi i pandemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. /Opinion.al

Pas