Aktualitet

Kapen 5 të kërkuar nga policia në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 28/06/20 |
Al Do

Policia në Durrës ka arrestuar 7 shtetas, 5 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga mashtrimi dhe përndjekja deri tek plagosja dhe kultivimi i bimëve narkotike.

Të kërkuarit janë të moshave nga 28 deri në 62 vjeç, banues në Durrës përveç njërit që banon në Krujë.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. /Opinion.al

Pas