Kryesore

31-vjetori i eksodit të Vlorës/Meta: Që drama e shpopullimit të marrë fund, duhet…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:07 - 08/08/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 31-vjetorin e eksodit ku rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” u nisën drejt Italisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se eksodi i shqiptarë vijon dhimbshëm dhe se drama e shpopullimit të shqiptarëve duhet të marrë fund.

Ndër të tjera, kreu i Partisë së Lirisë, Meta thotë se 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, shkruan Meta./Opinion.al

 

 

Pas